Mbi 2 mijë e 500 gjoba për 24 orë – Policia raporton për mbi 60 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë, ka shqiptuar 2571 gjoba trafiku.

Nga PK-ja është theksuar edhe se gjatë kësaj kohe janë raportuar të kenë ndodhur 38 aksidente me dëme materiale, dhe, 25 me të lënduar.

Po ashtu, në raport shtohet edhe se, 22 persona janë arrestuar, dhe 12 janë dërguar në mbajtje.