Guardiola beson se Haaland do të kalojë rekordet e Ronaldos dhe Messit në golat e Champions!

Edhe pse vetëm 25 vjeç, Haaland tashmë është një emër i rëndësishëm në historinë e Ligës së Kampionëve. Norvegjezi u bë lojtari që arrin në kuotën e 50 golave, brenda vetëm 49 ndeshjeve. Me shpejt se kushdo ne histori.

Trajneri Pep Guardiola beson norvegjezi mund ta thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos dhe të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, përpara tij qëndrojnë ende dy maja të larta: Lionel Messi me 129 gola dhe Cristiano Ronaldo me 140 gola, që mbeten shënuesit më të mëdhenj në historinë e garës.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e sheh si një objektiv të mundshëm. Në konferencën pas ndeshjes, ai nuk i kurseu elozhet për yllin e tij:

“Me këtë ritëm, po, ai mund ta thyejë rekordin. Ai nuk është i dëmtuar, mund të luajë edhe 10-12 vite të tjera dhe nëse vazhdon kështu, absolutisht që mund t’i kapë. Çfarë mund të them? Shifrat flasin vetë. Jemi me fat që e kemi në ekip”.Pra, norvegjezit i duhen edhe 79 gola për të kapur Messin dhe 90 për të barazuar Ronaldon.

 

The post Guardiola beson se Haaland do të kalojë rekordet e Ronaldos dhe Messit në golat e Champions! appeared first on Telesport.