Deklarata e bujshme nga Rusia: “Daku do të zëvendësonte pa problem Lewandowskin te Barcelona, ka instikt bomberi”

“Mirlind Daku ka kapacitetin edhe për ta zëvendësuar Robert Lewandowskin te skuadra e Barcelonës”. Deklarata e bujshme vjen nga bashkëlojtari i bomberit kuqezi. Ilya Rozhkov vlereson jashtezakonisht Dakun.

Daku po vlerësohet si lojtari më i mirë në ligën ruse, atë edhe nga lojtarët serbë, ndërsa vazhdon të jetë i lidhur me një largim për në Evropë, më saktësisht në Serie A.

Rozhkov së fundmi në një intervistë për “legalbet.ru”, ka vlerësuar lartë yllin shqiptar, ku ndër të tjera edhe tregoi se e tërë skuadra e Rubin Kazanit ishte e lumtur kur i dështoi kalimi te rivali, Zenit St.Petersburg.

Daku ndër sulmuesit më të mirë në ligë, mund të luajë kudo në top pesë ligat evropiane”

“Sigurisht të gjithë jemi të lumtur që Daku qëndroi me neve. Nuk mendoj se ka nevojë për argument se është një nga lojtarët më të mirë në ligën ruse dhe ndër sulmuesit më të mirë”.

“A kishte frikë në klub se mund të largohet? Sigurisht, ishte gjatë pushimeve. Kur të gjithë panë informatat (që Daku po kalonte te Zenit) atëherë kishte pikëpyetje se çfarë do të ndodhte. Kur pamë se marrëveshja e Dakut me Zenit dështoi, atëherë ishim të lumtur”.

“Nëse Dakun do ta blinte shembull Barcelona për ta zëvendësuar Lewandowskin, nuk do të ishte i humbur aspak. Mirlindi është lojtar që mund të adaptohet në secilën ligë: Spanjë, Gjermani, Itali. Është nivel i klasit të lartë. Shpresoj që të luan në Evropë”.

“Daku është person shumë i hapur, nuk pretendon të jetë yll. Mund ta kontaktosh dhe thjesht të bisedosh. Në përgjithësi, e tërë skuadra shkon mirë. Ka shumë komunikim mes të gjithëve”, deklaroi ai.

The post Deklarata e bujshme nga Rusia: “Daku do të zëvendësonte pa problem Lewandowskin te Barcelona, ka instikt bomberi” appeared first on Telesport.