Defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit, këto lagje të kryeqytetit mbesin pa ujë

Rruga” Luan Haradinaj”, Qendra, Dardania dhe një pjesë e lagjes Kalabria kanë mbetur pa furnizim me ujë për shkak të një defekti të papritur që ndodhi në rrjetin e ujësjellësit në rrugën” Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Zëdhënësja e ujësjellësit Arjeta Mjeku tha se ndërprerja me ujë do të zgjasë deri në sanimin e defektit.

Qytetarët kanë raportuar se pa ujë të pijes janë që nga mëngjesi.