Dua Lipa u shfaq me një paraqitje shumëngjyrëshe teksa shëtiste nëpër New York të enjten, e veshur me një fund të gjatë portokalli nga Gucci.
Këngëtarja e hitit “One Kiss”, 30 vjeçe, dukej jashtëzakonisht me stil, teksa e kishte kombinuar veshjen verore me një bluzë të shkurtër gri, që zbulonte pak nga barku i saj i tonifikuar.
Ajo shtoi disa centimetra në siluetën e saj elegante me një palë taka shumë të larta ngjyrë argjendi, të cilat i kishte kombinuar me një çantë të vogël në të njëjtën ngjyrë.
Për të kompletuar pamjen, Dua kishte vënë aksesorë të ndryshëm si byzylykë të mëdhenj, vathë të rrumbullakët prej argjendi dhe unaza që përputheshin me to.
Dua ka qenë kohët e fundit në SHBA për turneun e saj Radical Optimism Tour, për të cilin ka hapur edhe disa dyqane të përkohshme (pop-up stores) në gjashtë qytete.
Turneu në SHBA do të përfundojë më 16 tetor në Seattle.