Presidenti amerikan, Donald Trump ka treguar se si mund të gjunjëzohet presidenti rus, Vladimir Putin.
Lideri amerikan ka deklaruar se është “shumë i thjesht” rrëzimi i diktatorit rus, gjejgjësisht “nëse çmimi i naftës bie, Putini do të dorëzohet, nuk do të ketë zgjidhje tjetër, ai do të largohet nga ajo luftë”.
Ai më pas iu referua vendeve evropiane që po blejnë naftë nga Rusia, duke thënë “nuk mund ta bëni këtë”, raporton skynews.
“Jam i gatshëm të bëj gjëra të tjera, por jo kur njerëzit për të cilët po luftoj po blejnë naftë nga Rusia”, shtoi Trump.
“Nëse çmimi i naftës bie, shumë thjesht, Rusia do të përfundojë konfliktin”, theksoi 79-vjeçari.
Trump më parë tha se lufta në Ukrainë do të përfundojë nëse të gjitha vendet e NATO-s ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia.
Sipas Qendrës për Kërkimin mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, Turqia ka qenë blerësi i tretë më i madh i naftës ruse që nga viti 2023, pas Kinës dhe Indisë, ndërsa edhe vende si Hungaria dhe Sllovakia po blejnë furnizime energjie nga Moska.