Henry nuk ka dyshime: “Vetëm një lojtar e meriton Topin e Artë”

Me ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë” 2025 që është shumë afër, debati mbi fituesit e mundshëm po nxehet.

Një njeri që nuk ka dyshime mbi atë që duhet të jetë fituesi është Thierry Henry.

Tani një analist sportiv për CBS, ish-ylli i Arsenal-it dhe Barcelona-s nuk hezitoi të zgjidhte favoritin e tij. Vendimi i Henry është i qartë: Topi i Artë duhet t’i shkojë Ousmane Dembélé.

Ndërsa të tjerë, si kolegu i tij Jamie Carragher, sugjerojnë një listë të ngushtë prej gjashtë kandidatësh (Dembélé, Hakimi, Mbappé, Raphinha, Salah dhe Yamal), Henry dërgoi një mesazh të qartë, duke e ngushtuar zgjedhjen në vetëm një emër.

Sezoni i Dembele ka qenë thjesht i jashtëzakonshëm, plot me suksese individuale dhe ekipore. Me PSG-në, ai fitoi Champions League, Ligue 1, Kupën e Francës, dhe Superkupën e Europës.

Një listë mbresëlënëse arritjesh, e plotësuar nga statistikat e tij personale marramendëse: 33 gola dhe 13 asiste në 49 ndeshje gjithsej. Një vit për t’u mbajtur mend, i cili, sipas Henry-t, e bën atë kandidatin kryesor për çmimin më të lakmuar.

The post Henry nuk ka dyshime: “Vetëm një lojtar e meriton Topin e Artë” appeared first on Telesport.