Arian Tahiri prezanton projektin për tregun e Mitrovicës, premton krijimin e markës “Made in Mitrovica”

Kandidati për Kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka shpalosur projektin e tij për modernizimin e tregut të Mitrovicës.

Tahiri ka premtuar edhe krijimin e markës “Made in Mitrovica”, e cila ka thënë se do t’i mundësojë çdo biznesi të rritet dhe të arrijë potencialin maksimal.

Bizneset, bujqit dhe blegtorët e Mitrovicës, Tahiri ka thënë se kanë shumë për të ofruar dhe “Made in Mitrovica” do të bëhet simbol krenarie për të gjithë ne.

“Mitrovica do të bëhet me tregun e ri. Ky është projekti im për modernizimin e tregut, i cili do të krijojë mundësi për rritjen e ekonomisë lokale. Krijimi i markës “Made in Mitrovica” do t’i mundësojë çdo biznesi të rritet dhe të arrijë potencialin maksimal. Bizneset, bujqit dhe blegtorët e Mitrovicës kanë shumë për të ofruar dhe “Made in Mitrovica” do të bëhet simbol krenarie për të gjithë ne. #PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice”, ka shkruar Tahiri.