Këto pjesë të Prishtinës sot mbesin pa ujë

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se disa rrugë në Prishtinë do të mbesin pa ujë, për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Luan Haradinaj”.

Sipas njoftimit,  pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: Rruga” Luan Haradinaj”, Qendra, Dardania dhe një pjesë e lagjes Kalabria.

Ndërkohë, ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në këto zona shërbimi; Rr.”Luan Haradinaj”, Rr.”Holger Pedersen”, Rr.”Sylejman Vokshi”, Rr.”Agim Ramadani”, Rr.”Asllan Pireva”, Rr.”Elez Geci”, Rr.”Faton Shabani”, Fshati Leban, Fshati Milevc.