Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, zonë e njohur edhe si Rrethi me Flamur.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, i cili tha se aksidenti ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të së premtes.
“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.