Evelina Christillin, ish-anëtare e UEFA dhe FIFA-s, tifoze e njohur e Juventusit, tha për “Gazzetta dello Sport”: “Si do ta kishte përjetuar Gianni Agnelli çështjen ‘Calciopoli’? Besoj se do të kishte vepruar si John Elkann, të cilin e zgjodhi si pasardhës të familjes.
Më 2006, gjatë gjyqit sportiv, avokati Zaccone, mbrojtës i Juventusit, tha se rënia në Serie B me penalizim do të ishte një dënim i pranueshëm, kjo ka kuptim. Mendoj se edhe Avokati do të kishte bërë të njëjtën gjë”.
Disa fjalë edhe për “mëkatet” e Moggi: “Nga pikëpamja e tij ka të drejtë, shumë tifozë janë me të dhe nuk mund të thuhet që në vendet e tjera nuk ka ndodhur asgjë. Mendoj për shembull për pasaportën false të Recoba tek Interi…”
The post “Gianni Agnelli do ta kishte pranuar vendimin e Calciopoli, por pasaporta false e Recoba…” appeared first on Telesport.