Me të, ndeshjet fillojnë gjithmonë 1-0. Haaland, “bisha” që shkatërron këdo që i del përpara…

Goli i tij ndaj Napolit në pjesën e dytë, pas të kuqes së Di Lorenzo, vulosi fitoren e Manchester City. Antonio Conte u mundua ta ruante 0-0 pas humbjes së kapitenit në minutën e 21-të, por ishte e pamundur përballë një sulmuesi që ka mesatare prej një goli për ndeshje. Haaland, pas provokimit të Di Lorenzos për kartonin e kuq, shënoi me kokë.

Që nga sezoni 2017-2018, Haaland ka shënuar 262 gola në 309 ndeshje klubesh dhe 48 gola në 45 ndeshje me Norvegjinë. Ja shpërndarja e golave të tij në gjithë karrierën:

Molde: 20 gola në 50 ndeshje

Red Bull Salzburg: 29 gola në 27 ndeshje

Borussia Dortmund: 86 gola në 89 ndeshje

Manchester City: 130 gola në 151 ndeshje

Norvegia: 48 gola në 45 ndeshje

Totali: 313 gola në 362 ndeshje, duke e bërë një nga sulmuesit më të mirë të botës në moshën 25-vjeçare.

 

The post Me të, ndeshjet fillojnë gjithmonë 1-0. Haaland, “bisha” që shkatërron këdo që i del përpara… appeared first on Telesport.