Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Trafikut në Prishtinë, po zhvillon kontrolle duke ndërmarrë masa ndaj autobusëve, të cilët nuk e respektojnë ligjin dhe nuk ndalen në stacionet e përcaktuara.
Sipas njoftimit të Policisë, qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion, shmangia e rreziqeve të mundshme për udhëtarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik
“Policia apelon te të gjithë shoferët e autobusëve që të zbatojnë rregullat dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara, duke treguar kujdes për jetën dhe sigurinë e udhëtarëve”, thuhet tutje në njoftim.