Askush tjetër si ai, Haaland vendos rekordin e pabesueshëm në Champions League

Erling Haaland hyri në histori me ndeshjen Manchester City-Napoli, duke vendosur një rekord të ri në Champions League. Ai shënoi golin e parë të City, pas një pasimi perfekt nga Phil Foden, dhe arriti në kuotën e 50 golave në Champions, në vetëm 49 ndeshje, më shpejt se çdo lojtar tjetër në histori.

Kështu, Haaland tejkaloi rekordin e mëparshëm të Ruud van Nistelrooy, i cili kishte arritur 50 gola në 62 ndeshje, në Champions, me Real Madridin më 2007. Haaland filloi të shënonte në Champions në sezonin 2019-2020 me Salzburg, duke realizuar “hat-trick” në fitoren 6-2 ndaj Genk.

Pas Haaland dhe Van Nistelrooy renditen Leo Messi (50 gola në 66 ndeshje), Robert Lewandowski (77 ndeshje) dhe Kylian Mbappé (79 ndeshje).

The post Askush tjetër si ai, Haaland vendos rekordin e pabesueshëm në Champions League appeared first on Telesport.