Hansi Flick doli i lumtur pas fitores së Barcelonës në “St. James’ Park”, ndaj Newcastle, duke theksuar seriozitetin e skuadrës së tij: “Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim me tri pikë këtu. Thamë që në 15 minutat e para duhej ta mbanim portën të paprekur dhe ia dolëm. Për mua, e gjithë ndeshja ishte shumë e mirë”. Barça mori kontrollin e lojës pas minutës së 15-të, duke pasur 64% të zotërimit të topit në pjesën e parë.
Në qendër të vëmendjes ishte Marcus Rashford me dopietën e tij: “Gol është gjithmonë çlirues, kryesorja është të fitojë besim. Nuk është surprizë, sepse këtë e shohim edhe në stërvitje. Ky është vetëm hapi i parë i tij te Barcelona”.
Për Pedri dhe De Jong: “Me ta nuk është e lehtë të na presionosh. Frenkie kthehej nga një dëmtim dhe luajti 90 minuta. Jam shumë i kënaqur me të dy”. Debutimi i portierit Joan Garcia në Champions: “Ka bërë shumë pritje të rëndësishme. Loja me këmbë është çelësi i filozofisë së Barçës dhe ai e bëri në mënyrë fantastike”.
The post Flick: Golat e Rashford ishin shumë të bukur, ai po fiton vetëbesimin e duhur appeared first on Telesport.