Spektakël në Frankfurt, “heshtje” në Newcastle-Barcelona dhe “Etihad”. Sporting bën detyrën (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në 4 takimet e mbrëmjes në Champions League. Eintracht Frankufrt po fiton 3-1 ndaj Galatasaray. Turqit kaluan të parët në avantazh pas 7 minutash lojë, një kundërslum i shpejte dhe kombinimi perfekt Sane-Akgun, i jep avantazhin 0-1 Galatasaray-it.

Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 36-të, ku pas një topi të humbur në fushën e Galatasaray, Ritsu Doan, dërgoi topin në rrjetë. Në minutat shtesë, vendasit shënuan dy gola të shpejtë, fillimisht me turkun Can Yilmaz Uzun dhe golin e tretë me Jonathan Burkardt.

SHIKOGOLAT

Në “St James Park”, pjesa e parë mes Neëcastle dhe Barcelonës mbyllet 0-0. Mungoi goli edhe në “Etihad”, aty ku Man. City po barazon pa gola ndaj Napolit.Pas 22 minutash lojë, italianët e gjejnë veten me një lojtar më pak.

Kapiteni, Giovanni Di Lorenzo, pengoi Erling Haaland në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 20-të. Arbitri pasi pa edhe vetë pmajet në ekran, ndëshkoi me karton të kuq Di Lorenzo-n. Kapiteni lë ekipin e tij me 10 lojtarë, por ama i shpëtoi nga një gol që ishte i sigurt.

Në Lisbon, Sprting po udhëheq 1-0 ndaj Kairat Almaty, me golin e Trinaco në minutën e 44-të. Hjulmand gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për vendasit në minutën e 20-të.

The post Spektakël në Frankfurt, “heshtje” në Newcastle-Barcelona dhe “Etihad”. Sporting bën detyrën (video) appeared first on Telesport.