Kjo është pritja e penalltisë më e pazakontë në vitet e fundit në Champions League (video)

Në Lisbon, Sporting përballet me Kairat Alamty, që debuton për herë të parë në Champions League për fazën e grupeve.

Në minutën e 97-të, kolumbiani Luiz Suarez “vodhi” me stil dhe meritë një penallti, pasi u pengua nga kundërshtari brenda zonës.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Morten Hjulmand gabon dhe humb shansin e madh për të kaluar Sportingun në avantazh. Goditja e danezit u prit në mënyrë aspak të zakontë nga portieri i Kairat, Serkhan Kalmyrza.

Edhe pse u hodh në krahun e kundërt i goditjes, 18-vjeçari ndali topin me këmbë, duke mos e lejuar të futej në rrjetë.

SHIKOPENALLTINE

The post Kjo është pritja e penalltisë më e pazakontë në vitet e fundit në Champions League (video) appeared first on Telesport.