Minutat e para kanë qenë mjaft të zjarrta në “Etihad Stadium”, aty ku Manchester City po përballet me Napolin. Pas 22 minutash lojë, italianët e gjejnë veten me një lojtar më pak.
Kapiteni, Giovanni Di Lorenzo, pengoi Erling Haaland në kufijtë e zonës së rreptësisë dhe për arbitrin nuk kishte dyshim që ishte karton i kuq. Kapiteni lë ekipin e tij me 10 lojtarë, por ama i shëtpi nga një gol që ishte i sigurt.
Në atë pozicion, një sulmues si Erling Haaland kurrësesi nuk mund ta humbte si rast, ndaj do ishte gol i pastër. Di Lorenzo mendoi të rrezikonte dhe në fund pagoi koston, që ishte kartoni i kuq. Minuta të vështira e presin Napolin tani…
The post Kapiteni “tradhton” Napolin, por e shpëton nga goli i sigurt (video) appeared first on Telesport.