Komandanti i misionit KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim komandantin e Brigadës së 7-të të ushtrisë britanike, Andrew Watson, në shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”, në Prishtinë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se të dy komandantët diskutuan dinamikën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe kontekstin më të gjerë rajonal.
“Gjeneral Brigade Watson përgëzoi rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në nxitjen e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”.
“Gjenerali Barduani shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për angazhimin dhe profesionalizmin e personelit britanik dhe, në veçanti, mirënjohjen e tij të përzemërt për Gardën Skoceze, të vendosura në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s”, thuhet në njoftimin e KFOR-it