Arian Tahiri viziton klubin e karatesë “Mitrovica”: Premton vazhdimin e mbështetjes së sportit

 

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me karatistët e klubit “Mitrovica” dhe tranjerin Idriz Baruti, ku është mirëpritur me një përshëndetje tradicionale të këtij sporti.

Ai theksoi se ky gjest i thjeshtë pasqyron vlerat që i bashkojnë qytetarët: respektin dhe disiplinën.

Tahiri premtoi se si kryetar do të mbështesë çdo sportist në Mitrovicë që të arrijë potencialin e tij të plotë dhe të përfaqësojë me dinjitet qytetin dhe vendin.