Kanë përfunduar dy takimet e para për sot për në Champions League. Club Brugge mposhti 4-1 Monaco-n. Francezët humbën shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh në minutën e 10-të, por Maghnes Akliouche gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i parë i vendasve do të vinte në minutën e 32-të, pas një aksioni të gjatë dhe me disa pasime, Nicolò Tresoldi dërgoi topin në rrjetë. Një gol i ngjashëm me ato që shënon Man. City i Guardiolës, që vijnë pas disa pasimesh rresht.
Në minutën e 39-të, Raphael Onyedika do të shënonte golin e dytë për Club Brugge, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Hans Vanaken shënoi golin e tretë për belgët në minutën e 43-të. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për belgët. Mamadou Diakhon shënon golin e katërt në minutën e 74-të. Francezët shënuan golin e nderit në minutat shtesë me Ansu Fati, spanjolli i futur në fushë në pjesën e dytë debuton me gol, por që vlen sa për statistikë.
Në “Parken Stadium”, Copenhagen barazoi 2-2ndaj Bayer Leverkusen. Jordan Larsson kaloi në avantazh danezët pas 9 minutash lojë. Tre golat e tjerë u shënuan në 10 mintuat e fundit të kohës së rregullt. Fillimisht, Grimaldo barazoi shifrat 1-1 pas një gol fantastik nga goditja e dënimit në minutën e 82-të. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e avantazhit me Robert në minutën e 87-të, i cili shënoi me kokë, pas një aksioni të gjatë mes shumë pasimesh.
Në minutat shtesë, Leverkusen barazon shifrat 2-2 falë një autogoli. Një top i talentit argjentinas Claudio Echeverri, brenda në zonë, devijohet nga mbrojtësi i danezëve në portën e tyre.
The post Club Brugge me fitore spektakolare ndaj Monaco-s, Leverkusen “ngjallet” në fund appeared first on Telesport.