Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Club Brugge po udhëheq 3-0 ndaj Monaco-s. Francezët humbën shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh në minutën e 10-të, por Maghnes Akliouche gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i parë i vendasve do të vinte në minutën e 32-të, pas një aksioni të gjatë dhe me disa pasime, Nicolò Tresoldi dërgoi topin në rrjetë. Një gol i ngjashëm me ato që shënon Man. City i Guardiolës, që vijnë pas disa pasimesh rresht.
Në minutën e 39-të, Raphael Onyedika do të shënonte golin e dytë për Club Brugge, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Hans Vanaken shënoi golin e tretë për belgët në minutën e 43-të.
Në “Parken stadium”, Copenhagen po udhëheq 1-0 ndaj Bayer Leverkusen. Jordan Larsson kaloi në avantazh danezët pas 9 minutash lojë.
The post 45-minutat e para: Club Brugge turpëron Monaco-n, Copenhagen po bën “ligjin” ndaj Leverkusen appeared first on Telesport.