Nipi i Besnik Bislimit me tri pozita të shtetit, dy i mori pasi Qeveria Kurti erdhi në pushtet – kjo është pasuria e tij

Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, anëtarë në Këshillin Shtetëor për Cilësi si edhe Profesor në Universitetin e Gjilanit.

Ky është Gëzim Tosuni, nipi i zëvendëskryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi.

Për të gjitha këto pozita që mbanë, Tosuni në regjistrat për deklarimin e pasurisë ka treguar se ka një pasuri kogja të majme.

Tosuni ka deklaruar se posedon tri banesa në vlerë 300 mijë euro, ku dy i ka blerë në vitin 2024. Ai ka deklaruar katër garazhda dy në vlerë 10 mijë e 450 euro.

Tosuni ka deklaruar një shtëpi në vlerë 103 mijë e 776 euro dhe një oborr në vlerë 150 mijë euro.

Në pasurinë e tij ai gjithashtu ka deklaruar se posedonë pyje, ara, livadhe dhe depo, ku 8 nga pasuritë e palujshme të tij janë blerë në vitin 2024.

Në të hyrat vjetore ai ka publikuar pagat e tij, ku nga universiteti I gjilanit merr 13 mijë e 691 euro, ndërsa nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për pozitën si anëtarë në Këshillin Shetotëror për Cilësi, ai ka paraqitur se merr pagë 2 mijë e 721 euro.

Ndërsa zotëri Tosuni nuk ka paraqitur pagë për pozitën si Kryesues i Bordit në KOSTT.

Tosuni ushtron detyrën e profesorit në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” që nga viti akademik 2014/2015 dhe është staf i rregullt përkatësisht në Fakultetin Ekonomik.

Nga universiteti i gjilanit kanë thënë për Gazetën Nacionale se legjislacioni në fuqi e lejoj profesorin universitar të angazhohet edhe në funksione shtesë në institucione të tjera publike.

Ndërsa sa i përket përmbushjes se detyrave, nga Universiteti u shprehen se anjëherë nuk ka pas ankesë sa i përket angazhimit të tij.

“Sa i përket informimit, pozitat e Profesorit në dy bordet tjera kanë qenë publike dhe të votuara në Kuvendin e Kosovës. Në lidhje me kryerjen e detyrave si profesor, deri më tani për Profesor Gëzim Tosuni nuk ka pasur asnjë vërejtje. Sipas legjislacionit në fuqi, një profesor universitar, përveç marrëdhënies së tij të rregullt të punës në institucionin arsimor, ka të drejtë të angazhohet edhe në funksione shtesë në institucione të tjera publike.” – thuhet në përgjigjet e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.

Mirëpo burimet e Gazetës Nacionale bëjnë të ditur ndryshe. Ku ne jemi informuar se profesori Tosuni nuk është I rregullt në fakultet dhe shpresh edhe mungon në ligjerata të tij.

Tosuni u shpërbylje edhe me dy poste të tjera, pasi që Qeveria Kurti erdhi në pushtet në mars 2021.

Fillimit në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 21 maj 2021, Tosuni dhe gjashtë personat e tjerë u propozuan nga ministrja tashmë në detyrë Arbërie Nagavci, për anëtarë në Këshillin Shtetëror për Cilësi.

Pas propozimit të Nagavcit, të 7 të propozuarit kaluan në Kuvendin e Kosovës më 17 qershor 2021.

Nacionale ka tentuar te marrë edhde një përgjigje nga Këshilli Shtetëror për Cilësi, në lidhje me punën e Tosunin në këtë institucion, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Emëri i Tosunit u propozua dhe kaloi edhe për një pozitë tjetër në Kuvendin e Kosovës. Më 5 dhjetor 2024, Gëzim Tosuni është zgjedhur Kryesues i Bordit të Drejtorëve në KOSTT.

Në një përgjigje për gazetën nga KOSTT u tha se mbikëqyrja dhe sigurimi i përmbushjes së detyrave të Bordit, duke përfshirë edhe zotëri Tosunin, i takon aksionarit të KOSTT-it, respektivisht Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“z. Gëzim Tosuni është zgjedhur Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it me vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 05.12.2024. Ushtrimi i detyrave dhe përgjegjësive të tij bëhet në përputhje me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Ligjit për Energjinë Elektrike, si dhe legjislacionit përkatës korporativ. Sa i përket funksioneve të tjera në të cilat z. Gëzim Tosuni është i angazhuar, ato janë të deklaruara tek aksionari me rastin e zgjedhjes së tij. Mbikëqyrja dhe sigurimi i përmbushjes së detyrave të Bordit i takon aksionarit të KOSTT-it, respektivisht Kuvendit të Republikës së Kosovës, organ para të cilit Bordi raporton dhe i cili, ndër të tjera, miraton edhe Raportin Vjetor të KOSTT-it. Rregulloret e brendshme të KOSTT-it rregullojnë marrëdhënien e punës për punonjësit e ndërmarrjes që kanë kontratë pune me KOSTT-in.” – thuhet në përgjigjet e KOSTT për gazetën.