Shefi i BE-së në Kosovë e takon gjyqtarin që e sulmoi brutalisht burri i Albulena Haxhiut

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, gjatë ditës së sotme është takuar me gjyqtarin Zenel Leku, i cili është Kryetar i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa të Zgjedhjeve (PZAP).

Lekun e kishte sulmuar brutalisht Alban Krasniqi i KQZ-së.

‘‘Sot, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u takua me gjyqtarin Zenel Leku, Kryetar i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa të Zgjedhjeve (PZAP).

Ai ritheksoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për punën e vazhdueshme dhe transparente të Panelit në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve, pavarësisht presioneve politike.

Ambasadori theksoi se kjo është jetike për demokracinë e Kosovës dhe të ardhmen e saj evropiane’’, thuhet në postim.