Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit është arrestuar nën dyshimet për dy vepra penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar se ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Masa e paraburgimit i është caktuar nga 30 gushti deri më 30 shtator 2025.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se i pandehuri është arrestuar për veprën penale ”Detyrimi” sipas nenit 328 të KPRK-së, dhe ”Fajdeja” bazuar nga neni 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është në ndërmarrjen e të gjitha masave dhe veprimeve të nevojshme hetimore. Tani për tani nuk mund të ofrojmë detaje të rastit sepse mund të dëmtohet integritetit i hetimeve”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për Reporteri.net.