Arian Tahiri viziton kompaninë “Interplast”, premton mbështetje për zhvillimin profesional

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar sot një vizitë në kompaninë vendore “Interplast”, ku është pritur nga stafi dhe drejtuesit e saj.

Tahiri tha se është ndjerë jashtëzakonisht mirë në mesin e njerëzve punëtorë dhe vizionarë të kësaj kompanie, të cilën e vlerësoi si një model të suksesshëm të menaxhimit modern.

Ai premtoi se, nëse merr besimin e qytetarëve për të udhëhequr komunën, do të investojë në programe të reja për zhvillimin profesional të të rinjve dhe krijimin e lidhjeve të drejtpërdrejta me bizneset vendore.

Ky është postimi i plotë i tij:

https://www.facebook.com/share/p/1AKrndqttp/