Kapiteni i Marseille, Leonardo Balerdi, mendon se bashkëkombësi i tij, Franco Mastantuono, ka shumë për të arritur përpara se të krahasohet me Lionel Messi-n.
Mastantuono, 18 vjeç, veshi fanellën me numër 10 të Messit në ndeshjen e fundit kualifikuese të Argjentinës për Kupën e Botës 2026 FIFA këtë muaj, një humbje 1-0 ndaj Ekuadorit, me Messi-n që nuk udhëtoi me ekipin.
Ndërsa pranoi potencialin e Mastatuono-s, Balerdi tha se çdo krahasim me Messi-n është i pakuptimtë, pasi ky i fundit është një lojtar i veçantë në llojin e tij.
“Franco është fenomenal”, tha Balerdi për Bola VIP. “Gjithmonë duhet t’i qëndrosh afër sepse mund të kalojë nga krahu në qendër dhe mund të shkaktojë shumë dëme. Është një lojtar i shkëlqyer dhe shpresoj që të bëjë shumë mirë.
“Ai duhet të krijojë rrugën e tij, të përqendrohet te vetja dhe të qëndrojë i qetë sepse ka talentin për të arritur gjëra të mëdha. Nuk duhet të përpiqet të imitojë Messin. Ekziston vetëm një Messi dhe kushdo që krahasohet me të do të dështojë”.
Messi dhe Mastantuono kanë luajtur së bashku vetëm dy herë, të dyja në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 të CONMEBOL këtë vit, me Albiceleste që i fitoi të dyja, duke mposhtur Kilin 1-0 dhe Ekuadorin 3-0.
The post “Mastantuono?”, paralajmërimi i kapitenit të Marseille: Duhet të bëjë kujdes nga një gjë appeared first on Telesport.