Probleme për Liverpool-in, Real Madrid ka gati ofertën

Real Madrid është gati të “peshkojë” në Premier League vitin e ardhshëm për një qendërmbrojtës të ri.

Ndërsa drejtuesit e klubit madrilen janë të përqendruar te Ibrahima Konate i Liverpool-it, ndërsa kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni, ata po shqyrtojnë gjithashtu një alternativë tjetër në Premier League.

The Mirror thotë se Real Madridi po synon gjithashtu kapitenin e Crystal Palace, Marc Guehi.

Ashtu si Konate, kontrata e Guehi-t skadon në fund të sezonit dhe ironikisht, ai është në radarin e Liverpool-it.

Megjithatë, Real Madrid do të ketë një avantazh pasi Guehi do të jetë i lirë të nënshkruajë një parakontratë me çdo klub të huaj që nga 1 janari.

The post Probleme për Liverpool-in, Real Madrid ka gati ofertën appeared first on Telesport.