Gjatë këtyre ditëve, në procesin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është folur shumë për raportet e Hashim Thaçit me Adem Demaçin.
Dy dëshmitarët e parë të mbrojtjes, ish-diplomatit James Rubin dhe të ish-këshilltarit ligjor të delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams, janë pyetur disa herë nga avokatët mbrojtës dhe prokurorët për raportet e këtyre dy figurave gjatë luftës.
Por, para një muaj edhe vet Hashim Thaçin nga qelia e Hagës kishte folur për figurën e Adem Demaçit.
Në rrëfimin e tij për gazetarin Adriatik Kelmeni, rrëfim ky i dhënë me shkrim nga qendra e paraburgimit në Hagë, Thaçi ka vlerësuar lartë figurën e simbolit të rezistencës.
Derisa përshkruante hyrjen e tij në Prishtinë për të shkuar të babi i tij, i cili ndodhej në spital, Thaçi ka kritikuar institucionet e Kosovës që ende nuk ia kanë vendosur në bust në Prishtinë.
Ish-presidenti i Kosovës ka thënë se liria e Kosovës është momunent i Adem Demaçit.
“Kaloj përreth hapësirës ku me herët ishte vendosur vërja e shtatores së A. Demaçit, nuk kishte risi, nuk u befasova, e kuptoja arsyen e paarsyeshme të mos verjes ende, thashë me vete. “LIRIA E KOSOVËS ËSHTË MONUMENT I ADEM DEMAÇIT”. Prandaj, nuk ka bust, lapidar apo shtatore që e zëvendëson lirinë e një populli”, ka thënë Thaçi në këtë intervistë, e cila është publikuar më 24 korrik të këtij viti.