Legjenda e Arsenal-it, Thierry Henry, ka thënë se Liverpool-i nuk është një nga favoritët për Champions League këtë sezon për shkak të problemeve të tyre mbrojtëse.
Ai beson se skuadra e Arne Slot po humbet ratse dhe po shpëtohet në minutat e fundit të ndeshjes.
Skuadra e Arne Slot mundi 3-2 Atletico Madrid falë një goli të Van Dijk në minutat e fundit të mërkurën në mbrëmje.
Të Kuqtë kishin një avantazh 2-0 në 10 minutat e para, por një dygolësh nga Marcos Llorente bëri që Atletico Madridi të barazonte rezultatin.
Henry analizoi ndeshjen për CBS Sports dhe shpjegoi pse pësimi i shumë golave ia ka hequr etiketën e favoritit Liverpool-it. Ai tha:
“Liverpool-i… Nuk e di. Mendoj se që nga faza parasezonale ata pësojnë shumë gola, duhet ta korrigjojnë këtë. Ata u shpëtuan edhe kundër Burnley në fund dhe duhet të gjesh një mënyrë për të fituar ndeshje, kështu që nuk po ankohemi për këtë. Por në Champions, nëse pëson shumë gola, është e vështirë të fitosh”.
Liverpool-i gjithashtu ka pasur nevojë për gola në fund të ndeshjeve në katër takimet e luajtura në Premier League këtë sezon. Ata gjithashtu humbën dy herë një avantazh prej 2 golash, kundër Bournemouth dhe Newcastle United, me këta të fundit që ishin me 10 lojtarë.
The post Henry shpjegon pse Liverpooli nuk është favorit për të fituar Champions League appeared first on Telesport.