Mungon vetëm zyrtarizimi, vendoset e ardhmja e “martesës” Messi-Inter Miami

Lionel Messi do ta vazhdojë aventurën me Inter Miami. Klubi amerikan po finalizon detajet për rinovimin e kontratës së 8 herë fituesit të “Topit të Artë” përtej vitit 2026, çka do t’i mundësojë argjentinasit 38-vjeçar të jetë aktiv edhe në Botërorin e ardhshëm, që do të mbahet në Kanada, SHBA dhe Meksikë (11 qershor-19 korrik).

Palët janë në fazën përfundimtare të bisedimeve dhe zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme. Pavarësisht zërave për një transferim të mundshëm në kampionate të tjera, si Inter Miami, ashtu edhe vetë Messi kanë qenë të vendosur për ta vazhduar këtë bashkëpunim.

The post Mungon vetëm zyrtarizimi, vendoset e ardhmja e “martesës” Messi-Inter Miami appeared first on Telesport.