Juventus-Vlahovic; “rilindjen” e fushës e mban të ngrirë nyja e rinovimit

Dusan Vlahovic po kalon një moment të artë te Juventusi: 6 gola në 7 ndeshje, mes tyre edhe “firma” vendimtare në përmbysjen ndaj Borussia Dortmundit në Champions, me gol e asist nga stoli.

Një përgjigje e qartë pas verës së gjatë me etiketën “në shitje”, ku serbi vendosi të flasë vetëm në fushë, duke bindur Igor Tudor dhe justifikuar qëndrimin e tij në Torino. Sidoqoftë, mbetet problem çështja kontratuale: 12 milionë € pagë, marrëveshja që skadon në qershor 2026 dhe negociatat e rinovimit të bllokuara prej kohësh.

Palët janë të ngurta, distancat të pandryshuara. Megjithatë, asgjë nuk është e pamundur. Për të ardhmen duhen dialog, kompromis dhe hapje nga të dyja anët. Fusha e blertë i dha zë sulmuesit serb, tani duhet të vendosë tavolina e bisedimeve.

The post Juventus-Vlahovic; “rilindjen” e fushës e mban të ngrirë nyja e rinovimit appeared first on Telesport.