Conte–Guardiola, sfida e të kundërtave. Italiani kryeson 4-3 në përballjet direkte

Manchester City-Napoli nuk është vetëm kthimi i kampionëve të Italisë në Champions, por edhe faqe e re e rivalitetit mes Guardiolës dhe Contes. Dy filozofi trajningu krejt të ndryshme: italiani me organizimin e hekurt dhe stilin e “sergjentit”, spanjolli me lirinë për talentin dhe aurën e filozofit.

Ato janë përballur 7 herë direkt si trajnerë, gjithmonë në Premier League, ndërsa tani sfida zhvendoset në Champions, në “Etihad”. Bilanci? Conte kryeson 4-3, një nga të paktët trajnerë me mbi 50% fitore ndaj Guardiolës.

Rivaliteti nisi më 2016. Në sezonin e parë në Angli, Conte fitoi dy herë ndaj Manchester City (1-3 dhe 2-1), duke u shpallur kampion me Chelsea. Guardiola u hakmor vitin pasues me dy fitore 1-0 dhe titullin e Premier League.

The post Conte–Guardiola, sfida e të kundërtave. Italiani kryeson 4-3 në përballjet direkte appeared first on Telesport.