“Special One” u rikthye në Portugali për të mbyllur marrëveshjen me Benfica, pas aventurës së fundit te Fenerbahçe. Mourinho do të zëvendësojë Bruno Lage, i shkarkuar pas humbjes ndaj Qarabag, në debutimin e Champions-it.
Në aeroportin e Tires, Mourinho nuk e fshehu emocionin: “Para se të ngjitesha në avion, më pyetën nëse doja ta stërvitja Benfica. Natyrisht që thashë po. Kur ma ofruan mundësinë, nuk e mendova dy herë”.
Kontrata do ta lidhë me klubin luzitan deri në 2027, ndërsa pasdite do të drejtojë stërvitjen e parë. Mourinho pohoi se “jo, nuk është një shpërblim për karrierën”, duke treguar se rikthimi te Benfica ka motivime vetëm sportive. Pas 25 vitesh, një nga trajnerët më të njohur botërorë rikthehet në pankinën e “Shqiponjave”.
The post Mourinho mbërrin në Lisbonë për të nënshkruar me “shqiponjat”: Nuk u mendova dy herë… appeared first on Telesport.