Milani dhe kapitulli i rinovimeve. Maignan bën të vështirin, ja situata me të tjerët

Pas merkatos verore, që riformoi ekipin kuqezi, Milani fokusohet te rinovimet dhe mundësitë e merkatos së janarit. Maignan duket çështja më delikate. Portieri francez ka kontratë deri më 2026. Negociatat për zgjatjen deri më 2028 u bllokuan pas mosmarrëveshjeve dhe interesimit të Chelsea, por Allegri deshi ta mbante.

Muajt e ardhshëm do të tregojnë nëse do të rinovojë apo largohet pas këtij sezoni. Për Pulisic, rinovimi duket afër. Amerikani, lojtari më i mirë i Milanit dy sezonet e fundit, pritet të rinovojë deri më 2029, me pagë që rritet nga 4 në 5 milionë euro, plus bonuse dhe përfitime fiskale.

Pas huazimeve, Saelemaekers është bërë titular me Allegrin, ndaj pritet rinovimi deri më 2030, me pagë të dyfishuar (nga 1.5 në 3 milionë euro). Të tjerët; Tomori dhe Loftus-Cheek, do të rivlerësohen në fillim të vitit 2026, me opsion rinovimi ose shitjeje.

The post Milani dhe kapitulli i rinovimeve. Maignan bën të vështirin, ja situata me të tjerët appeared first on Telesport.