Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Pallatin e Drejtësisë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është arrestuar pasi që në seancë gjyqësore kishte deklaruar rrejshëm, shkruan Reporteri.net.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
“DEKLARIM I RREMË NËN BETIM – Pallati i Drejtësisë – Prishtinë 17.09.2025-10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në seancë gjyqësore kishte deklaruar rrejshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Reporteri.net