Maresca: Pësuam gola të thjeshtë, mund të mësojmë shumë nga kjo humbje

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, komentoi humbjen 3-1 ndaj Bayern Munich në startin e Champions-it: “E nisëm mirë në 20 minutat e para dhe i lejuam shumë pak kundërshtarit, por më pas pësuam dy gola të thjeshtë.

Reaguam menjëherë siç duhet, por më pas fati nuk ishte në anën tonë, edhe pse mendoj se bëmë një pjesë të dytë të mirë. Nga kjo humbje mund të mësojmë shumë”.

Sulmuesi Cole Palmer ndau të njëjtin mendim: “Mendoj se luajtëm mirë. Treguam se e meritojmë të luajmë në këtë nivel. Tre golat e pësuar ishin padyshim fajet tona, por patëm raste dhe ndeshja mund të kishte marrë një drejtim tjetër”.

 

The post Maresca: Pësuam gola të thjeshtë, mund të mësojmë shumë nga kjo humbje appeared first on Telesport.