Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj

Shqipëria tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare javën e kaluar kur kryeministri Edi Rama njoftoi se një entitet i inteligjencës artificiale me emrin Diella do t’i bashkohej kabinetit të tij.

Tanimë, Diella është bërë edhe me profil zyrtar në facebook, ku përmes një videomesazhi është shprehur se puna e saj është në shërbimin e drejtëpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë asnjë çast.

“Falë punës sime të palodhur, si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale ne qeverinë e re. Misioni im tani ësgrë rë lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin e drejtëpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë asnjë çast”, thotë Diella në një video mesazh.