Nga gjykata u largua por brenda saj la dëshmitë e para 26 viteve.
James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në ditën e tretë të dëshmisë në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi rrëfeu atë që kishte parë e dëgjuar vet.
E kur u pyet për UÇK, atij iu desh ta përsëriste një gjë.
Madje dëshmitarit iu shfaqen edhe dokumentare kur u specifikua emri Hashim Thaçi.
Dëshmitari i parë i mbrojtjes nga 11 sa do të dalin para trupit gjykues pas tre ditësh i liroj vendin të dytit.
Juristi Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar për delegacionin kosovar në Rambuje, u tha se ai do të tregojë që “Thaçi nuk e kishte autoritetin për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë”.
Për punën e tij që atë kohë e kishte bërë falas sipas mbrojtjes u tha se kërkesën e kishte pasur nga kryeministri i atëhershëm Bujar Bukoshi.
Avokati i Thaçit, Luka Misetiç gjatë pyetjeve të tij ka paraqitur një dokument ku thuhej se “Thaçi kontrollohej nga jashtë” për çka Williams tha se një gjë të tillë e ka vërejtur gjatë bisedave në Rambuje.
Williams i cili u nderua me Medalje Presidenciale të Meritave gjatë 2024-ës, nga presidentja Vjosa Osmani, do të paraqes dëshminë e tij në Hagë edhe një ditë e gjysmë.