Janë mbyllur pjesët e para të katër supersfidave të mbrëmjes në Champions League. Në “Anfield”, Liverpool po udhëheq 2-1 ndaj Atletico Madridit, falë dy golave të shpejtë brenda 6 minutave të para.
Fillimisht në minutën e 4-të, Andry Robertson shënon nga goditja e dënimit, i ndihmuar edhe nga devijimi i murit mbrojtës të Atletico-s. Dy minuta më pas, Salah dyfishon shifrat. Egjiptiani futet bukur në zonë dhe pas merr një top nga Gravenberch e dërgon atë në rrjetë.
Në “Parc des Princes”, PSG po udhëheq 1-0 ndaj Atalantës me e Marquinhos në minutën e 3-të. Gjithçka nisi pas një topi të humbur nga Bellanova, Fabian Ruiz asiston për Marquinhos, braziliani dërgon topin në rrjetë.
Në “Allianz Arena”, pjesa e parë mes Bayern dhe Chelsea është mbyllur 2-1 për bavarezët. Vendasit kanë kaluar fillimisht në avantazh falë një autogoli, ku padyshim merita ishte e Michael Olise.
Francezi futi një top të fortë nga krahu brenda në zonë, aty ku Trevoh Chalobah u tregua i pavëmendshëm dhe pas topi u përplas me të përfundoi në rrjetë, në minutën e 20-të.
Pesë minuta më pas, Harry Kane dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u pengua brenda zonës nga Moises Caicedo. “Blutë” reagojnë direkt dhe ngushtojnë shifrat me golin e Cole Palmer. Anglezi shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të “Bluve” dhe kombinimit me Joao Pedro-n.
Në “Amsterdam”, Inter po udhëheq 0-1 në transfertë ndaj Ajax. Për ziklatrit shënoi Thuram në minutën e 42-të, francez dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit.
Në minutën e 34-të, Thuram tërhiqet nga Baas nga fanella dhe arbitri jep të verdhë për lojtarin e Ajax dhe penallti për Inter. Ndërhyn VAR, anullohet penalltia, për një faull të mëparshëm gjatë aksionit.
The post 45-minutat e para: Liverpool dy gola për 2 minuta, spektakël në Bayern-Chelsea. PSG bën detyrën, Thuram nderon Interin appeared first on Telesport.