Abdixhiku: Fitorja në Shtime, shpresë për ndryshim dhe zhvillim

Në një tubim të mbajtur sonte në Shtime, Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellë mesazhin se qytetarët kanë treguar gatishmëri për ndryshim dhe se kjo parti mbetet gjithmonë shpresa e tyre.

Kandidati për kryetar të Komunës së Shtimes, Kastriot Shabani, së bashku me ekipin e tij, u zotuan se besimin e qytetarëve do ta kthejnë në projekte konkrete, shërbime cilësore dhe punë të prekshme në terren.

“Fitorja në Shtime është fitorja e shpresës mbi mashtrimin, e punës mbi propagandën, e së ardhmes mbi të kaluarën,” u theksua në tubim.

LDK rikujtoi se në periudhat më të vështira për vendin, ka qenë kjo parti që solli stabilitet, ndërtoi shtetin dhe ngriti institucionet. Sot, sipas saj, LDK mbetet forca që garanton shpresë, zhvillim dhe integrim.

Mesazhi i partisë ishte i qartë: “Le të fitojmë së bashku për një të ardhme më të mirë në Shtime.”