Aksident trafiku mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira dy vetura.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.

‘’Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.