Manchester United po e humb durimin me trajnerin Amorim. Ai nuk po e nxjerr skuadrën nga kriza.
Sipas Daily Mail, drejtuesit i kanë dhënë trajnerit një ultimatum prej tri ndeshjesh për të ndryshuar situatën. Bëhet fjalë për sfidat me Chelsea, Brentford dhe Sunderland.
Nëse nuk merr rezultate pozitive, vazhdimësia e tij sërish ka dilema, sepse Manchester United duhet të paguajë thuajse 14 mln euro nëse e shkarkon.
Kjo shifër do të ishte dëm i madh financiar, sidomos kur kupton se një shifër e ngjashme është paguar për largimin e Ten Hag…
The post Ka rreth 14 milionë arsye pse United nuk e shkarkon trajnerin Amorim appeared first on Telesport.