Real Madridi fitoi 2-1 ndaj Marseille, në debutimin e Champions-it, me 2 gola nga penalltitë. Të dyja rastet i dha gjyqtari boshnjak Irfan Peljto, pa ndërhyrjen e VAR-it. Megjithatë, jo të gjithë e shohin kështu.
Ish-futbollisti franco-argjentinas Samir Nasri, komentator në “Canal+ Francë”, deklaroi: “Personalisht mendoj se është një skandal kjo penallti (e dyta), pavarësisht ekipit që e mori. Pa ekuivok them se prekja e Medina nuk është kurrë penallti në jetë”. Nasri theksoi gjithashtu se do të donte të dëgjonte gjyqtarin për të kuptuar motivin e vendimit për të dhënë një penallti kaq të kontestueshme.
Edhe mediat franceze u shfaqën kritike ndaj fitores së Real Madridit, falë dy penalltive. “RMC Sport” e quajti vendimin “të tmerrshëm”, ndërsa “L’Équipe” e përshkroi si “më shumë se të diskutueshme”.
The post Shpë*then Nasri: Penalltia e dytë për Real Madridin ishte skandaloze appeared first on Telesport.