Ish-zyrtari i lartë amerikan James Rubin, e ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë.
Ai për tre ditë radhazi u deklarua para prokurorisë dhe avokatëve si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në lidhje me këtë dëshmi për Klankosova.tv ka folur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
“Te krejt që e ndjejnë vetën shqiptarë, besoj që kjo dëshmi është mirëpritur. Është dashur që të kalojnë 25 vjet dhe të vjen një mik i joni nga ShBA-ja dhe të na tregojë historinë tonë”, tha Gucati.
“Dëshmia e tij i ka rrëzuar krejt pretendimet e prokurorisë. Pra, prokuroria nuk pati asnjë shansë ndaj Rubinit edhe përkundër bashkëpunimeve mes tyre dhe tentimit për ta zënë ngushtë”, theksoi ai.
Kreu i organizatës së veteranëve të luftës u shpreh optimist për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare që po mbahen në Hagë.
“Më 11 shtator, unë kam qenë në Hagë dhe i kam vizituar z. Thaçi dhe z.Veseli. Në sytë e tyre kam parë një optimizëm. Edhe ata besojnë se vendimi do të jenë lirues”, deklaroi Gucati, njofton Klankosova.tv
“Kam shpresë edhe unë jam optimist për lirimin e tyre. Shpresojmë që të gjithë që janë në Hagë të kthehen sa më parë në Kosovë”, tha ndër tjera Gucati.
Gjatë dëshmisë, ish-ndihmëssekretari amerikan James Rubin, deklaroi se gjykimi ndaj Thaçit, është i padrejtë.
“E ka thënë edhe vet z. Rubin. Si ka mundësi që për pesë vjet të mbahet në burg një politikan, një kryeministër, i cili e ka votuar Specialen dhe ka votuar për formimin e Speciales”, përfundoi Gucati.