Gigio Donnarumma foli para ndeshjes së Champions-it kundër Napolit: “Jam krenar që ndodhem këtu, te City. Guardiola ka insistuar shumë për ardhjen time. Është nder të trajnohem nga një trajner që ka shkruar historinë e futbollit. Dua të jap gjithmonë maksimumin për skuadrën dhe të përmirësohem vazhdimisht.
Kam qenë shumë i qartë. Dëshira ime ishte të vija te City, ishte opsioni im i parë dhe i vetëm. Shpresoj të jap shumë për këtë klub dhe këto ngjyra, për shumë vite. Objektivat? Sigurisht, të fitojmë Champions-in është një nga objektivat. Duhet të ëndërrojmë larg, por më e rëndësishmja është të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ndaj Napolit do të jetë e vështirë, do të sfidoj shumë shokë të mi të kombëtares”.
Mbi largimin nga PSG: “Nuk më pëlqen të flas për të kaluarën. E rëndësishme është që tani jam këtu, ndihem krenar”.
The post Donnarumma: Krenar që stërvitem nga Guardiola, opsioni im i parë dhe i vetëm ishte City appeared first on Telesport.