Përgjigja e Juventusit ndaj Modric dhe De Bruyne…; afrimi i portugezit të Guardiolës

Juventusi po planifikon merkaton 2026, duke synuar lojtarë me kontrata të skaduara. Një nga objektivat kryesorë është Bernardo Silva i Manchester City. Mesfushori portugez, 31 vjeç, ka kontratë deri më 30 qershor 2026, aktualisht nuk ka negociata për rinovim në “Etihad”.

Sipas “Tuttosport”, drejtori i përgjithshëm i Juventus, Damien Comolli, mund të nisë bisedimet me agjentin e Silva për të parë mundësinë e transferimit. Bernardo Silva do të përforconte ndjeshëm mesfushën e Juventusit dhe do t’i jepte mundësinë klubit të rivalizojë me Milanin dhe Napolin, të cilët këtë verë nënshkruan me yje si Luka Modric e Kevin De Bruyne.

Silva është një profil i kërkuar nga shumë klube. Në Portugali, kandidati për president i Benfica, Joao Noronha Lopes, ka shprehur dëshirën ta transferojë që në janar, edhe pse kjo mund të jetë vetëm pjesë e fushatës elektorale.

 

The post Përgjigja e Juventusit ndaj Modric dhe De Bruyne…; afrimi i portugezit të Guardiolës appeared first on Telesport.