Rikthim te Milani i zemrës? Galliani i lë pa fjalë të gjithë me përgjigjen…

Adriano Galliani mohoi zërat për rikthimin te Milani: “Nuk ka asgjë të vërtetë. Unë jam tifoz i Milanit, kalova 31 vite me kuqezinjtë. Shkova në ‘San Siro’ për të mbështetur skuadrën time të zemrës, e kam bërë gjithmonë këto vite.

Me Berlusconin e shitëm Milanin më 2017, kanë kaluar 8 vite. Vazhdimisht e ndjek Milanin, por nuk ka asgjë më shumë. Si tifoz, e them gjithmonë: forca Milan!”

Galliani komentoi edhe Modric: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Të dielën u ula pranë trajnerit tonë Gattuso dhe ish-lojtarëve të tjerë kuqezinj, si Ambrosini, dhe iu thashë se ai është një maestro si Pirlo. Dikur thuhej se është një nga lojtarët, të cilët e meritojnë çmimin e biletës për t’i parë në stadium”.

The post Rikthim te Milani i zemrës? Galliani i lë pa fjalë të gjithë me përgjigjen… appeared first on Telesport.