Dëmtimi, Trent Arnold trondit Real Madridin. Ja sa javë do të mungojë mbrojtësi anglez

Real Madrid ka konfirmuar dëmtimin e Trent Alexander-Arnold, i cili do të mungojë 6 deri në 8 javë. “Pas testeve të kryera, lojtarit i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Në pritje të evolucionit”, – thuhet në raportin mjekësor.

Mbrojtësi anglez u dëmtua në minutën e tretë të ndeshjes debutuese të Champions-it, duke u zëvendësuar nga Carvajal. Një goditje e rëndë për Arnold, i cili ende nuk kishte arritur formën më të mirë dhe tani do të humbasë të paktën 10 ndeshje. Në karrierë nuk ka qenë shumë i prirur ndaj dëmtimeve.

Që nga sezoni 2018/19 ka munguar vetëm në 55 ndeshje, me dëmtimin më të rëndë, atë të gjurit, në sezonin 2023/24. Pjesëmarrja e tij në klasiken e 26 tetorit duket e pamundur, ndërsa mbetet në dyshim për rikthimin në “Anfield”, më 4 nëntor. Real Madridi nuk do të marrë rreziqe përsipër, pasi lojtari është ende në proces adaptimi, pas ardhjes nga Liverpool-i.

The post Dëmtimi, Trent Arnold trondit Real Madridin. Ja sa javë do të mungojë mbrojtësi anglez appeared first on Telesport.