Edhe pse kanë kaluar vite, Barcelona nuk e harron Leo Messin. Klubi katalanas kujton sot 25-vjetorin e mbërritjes së tij, në moshën 13-vjeçare, për provë te Barça, ku la mbresa të mëdha. Fillimisht ishte Carles Rexach, ai që vendosi ta transferonte. Ky moment shënoi fillimin e një marrëdhënieje me suksese të padiskutueshme.
Messi e veshi fanellën blaugrana në periudhën 2000-2021. Plot 21 vite historike për të dhe klubin katalanas. Me Barcelonën, argjentinasi fitoi 4 Champions League, 19 La Liga, 7 Kupa të Mbretit, 3 Superkupa Europe, 3 Botërorë Klubesh, 6 “Këpucë të Arta” dhe 7 “Topa të Artë” (të tetin e fitoi si lojtar i Inter Miami, më 2023), ndërsa është edhe golashënuesi më i madh i historisë blaugrana, lojtari i huaj me më shumë ndeshje dhe asistuesi më i mirë i La Liga-s.
Sot, ndërsa Messi luan tek Inter Miami, Barcelona ende pret të organizojë një ndeshje lamtumire pas largimit të diskutueshëm, duke kujtuar gjithashtu debutimin e tij të famshëm te katalanasit.
✨ Avui fa 25 anys que Leo Messi, amb 13 anys, va arribar a Barcelona per provar amb el Barça. Va impressionar tant a Rexach que va decidir fitxar-lo.
La resta és història 🐐
🔵🔴 Quin és el teu record preferit de Messi al Barça?
👉 Més a Players: https://t.co/BkJBaY2oG4 pic.twitter.com/Yl2Y6vQ9tf
— FCB Jugadors (@FCBjugadors) September 17, 2025
The post Barcelona nuk e harron kurrë Messin, feston 25-vjetorin e transferimit të yllit argjentinas appeared first on Telesport.